Kindergarten
Metodat e të mësuarit
Fëmijët vijnë në kopsht nga mosha tre deri gjashtë-shtatë vjeç. Fokusi ynë kryesor është autonomia e fëmijëve. Kjo do të thotë që ata mësojnë të vishen vetë, t'i kushtojnë vëmendje higjienës etj. Gjithashtu, ata shoqërohen pedagogjikisht për të kuptuar mjedisin e tyre.
Fëmijët gjithashtu trajnohen në aftësitë e tyre fizike, p.sh. në koordinim dhe ekuilibër. Nevoja e fëmijëve për lëvizje merret parasysh duke i aktivizuar ata çdo ditë në këndin e lojërave. Kopshti ynë është një vend ku fëmijët mund të luajnë, kërcejnë, të bëjnë muzikë, të mësojnë dhe të lëvizin me gëzim.
Ne bazohemi tek nevojat psikologjike të zhvillimit të secilës grupmoshë dhe i vendosim objektivat tona arsimore në përputhje me to. Për ne është gjithashtu e rëndësishme që t'iu japim fëmijëve kohë të mjaftueshme për të luajtur, sepse në këtë moshë, në këtë këtë mënyrë, ata mësojnë më shumë. Për shembull, kur ndërtojnë me kuba, ata fitojnë konceptet e hapësirës dhe të sasisë.
Edukimi i sjelljes shoqërore është veçanërisht i rëndësishëm për ne, pasi për ne është shumë e rëndësishme aftësia për të qenë empatikë, për të patur gatishmëri për të ndihmuar dhe për të treguar solidaritet.
Kopshti ynë është një vend ku duhet të zgjohet dëshira për të eksploruar botën me entuziazëm.
Kjo fillon, kur fëmijët së pari mësojnë të kuptojnë veten dhe trupin e tyre. Fëmijët duhet të forcohen në pavarësinë dhe vetëvlerësimin e tyre. Veçanërisht, ata duhet të mësojnë të shprehin nevojat dhe mendimet e tyre.
Kurikula
Shkolla NEHEMIA, zbaton kurrikulën, programet e planet mësimore të liçensuara nga Ministria Arsimit Sportit dhe Rinisë (MASR).
Planet mësimore shtesë verifikohen gjithashtu nga MASR. Ato aktualizohen rregullisht dhe në rast nevoje kërkohet miratimi i tyre nga MASR. Kurrikula është e bazuar në të nxënët me kompetenca dhe në fushat e të nxënit. Njëkohësisht nga drejtoria e shkollës organizohen veprimtari plotësuese, të tilla si kurse shtesë, konkurse, projekte sociale e komunitare, aktivitete kulturore-artistike, sportive, letrare, shkencore, mjedisore, kampe tematike etj.
Ambjentet
Çdo grup ka deri në 15 fëmijë. Nëpër ambiente ka qendra mësimore për kulturën e shkrim-leximit, matematikën, artet, shkencën dhe jetën shoqërore. Këto qendra ofrojnë një shumëllojshmëri të stimujve të të mësuarit për fëmijët.
Fëmijët mund të luajnë atje, të eksperimentojnë dhe të provojnë materiale të ndryshme. Në dhomat e grupit, fëmijët kanë edhe mundësi për t'u qetësuar, p.sh. duke parë libra në qetësi. Ekzistojnë gjithashtu edhe ndihma vizuale.
Mësueset
Mësueset i vëzhgojnë fëmijët dhe shoqërojnë me vëmendje proceset e tyre të të mësuarit në të gjitha fushat e edukimit. Nëse është e nevojshme, ato ofrojnë ndihmë ose stimuj. Mësueset janë të vetëdijshme për rolin e tyre model dhe e shohin veten si nxënëse që me entuziazmin e tyre frymëzojnë fëmijët për të mësuar.