Admissions

Fjala përshëndetëse nga drejtore e Shkollës NEHEMIA

Kam nderin dhe kënaqësinë të jem drejtuesja e një shkolle me cilësi të lartë të edukimit e arsimimit siç është shkolla NEHEMIA.  

Në shkollën tonë, të gjithë jemi të përkushtuar me mendje, duar e zemër për një edukim e arsimim cilësor të fëmijëve që nga kopshti deri në klasën e dymbëdhjetë.  

Ne ju mundësojmë atyre të fitojnë kompetenca jetësore dhe formojnë personalitetin, duke zbuluar botën që i rrethon, duke përjetuar situata të ndryshme të të nxënit, duke inkurajuar lirinë dhe barazinë mes njerëzve, me qëllim që në të ardhmen të bëhen individë të përgjegjëshëm për jetën, familjen dhe shoqërinë në të cilën jetojnë. 

Misionin tonë, ne e përmbushim duke aplikuar e modeluar vlera si: falja, respekti, integriteti, ndershmëria, përkushtimi e frymëzimi, duke planifikuar me rigorozitet  e punuar fort për të ofruar një përvojë të nxëni mbështetëse dhe unike, pasi ne besojme se të gjithë nxënësit munden, dhe është detyrë e shkollës që të zbulojë aftësitë unike të tyre e t’i japë mundësinë gjithësecilit për t’u zhvilluar në fushat e veta preferenciale. Gjërat që mësohen me kënaqësi nuk harrohen kurrë. 

Po ashtu, ne inkurajojmë nxënësit të marrin pjesë në aktivitete jashtëshkollore dhe projekte social-komunitare me qëllim që secili të angazhohet në të paktën një aktivitet ku mund të japë më të mirën nga vetja, të rritë vetëvlerësimin e njëkohësisht edhe të argëtohet.


Ne duam që shkolla NEHEMIA të jetë një komunitet i dashur për fëmijët, i veçantë për të mësuarit, ku çdokush gjen veten, përballet me sfida që e bëjnë më të suksesshëm, miqësohet me nxënës të tjerë dhe përgatitet të jetë shembull i personit qytetar si brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë.

Për ne, bashkëpunimi mes prindërve, mësuesve, dhe nxënësve dhe përfshirja aktive e këtyre aktorëve në edukim është një faktor tjetër tejet i rëndësishëm për formimin tërësor të fëmijëve, andaj edhe angazhimit të komunitetit prindëror i kushtojmë vëmendje e kohë të veçantë. 

Personeli ynë pedagogjik është i përgatitur dhe i kualifikuar që të sigurojë për fëmijët arritje të larta akademike dhe t’i përgatisë ata që të jenë të suksesshëm duke i’u mësuar se si të mendojnë dhe jo çfarë të mendojnë. 

 Ajo çfarë  na motivon të punojmë  me seriozitet  e përkushtim maksimal është fakti se ne e dimë : “Ne nuk mësojmë për shkollën por për jetën!”. 

Elona Rira

Drejtore e Shkollës


Kriteret e pranimit dhe procesi i regjistrimit

Ju falenderojmë dhe e vlerësojmë shume interesimin për Shkollën NEHEMIA. Kriteret e pranimit dhe procesin e regjistrimit për të gjitha ciklet mund ti gjeni të detajuara në pikat më poshtë. Aplikimi mund te behet duke na kontaktuar nëpërmjet adresës sonë të emailit, duke na telefonuar ose mund te na vizitoni në kampusin e Nehemiah Gateway Albania nga e hëna në të premte prej orës 08:00 deri më 16:00 gjatë muajit gusht.

 


Kurikula

Shkolla NEHEMIA, zbaton kurrikulën, programet e planet mësimore të liçensuara nga MASR.

Planet mësimore shtesë verifikohen gjithashtu nga MASR. Ato aktualizohen rregullisht dhe në rast nevoje kërkohet miratimi i tyre nga MASR. Kurrikula është e bazuar në të nxënët me kompetenca dhe në fushat e të nxënit.  Njëkohësisht nga drejtoria e shkollës organizohen veprimtari plotësuese, të tilla si kurse shtesë, konkurse, projekte sociale e komunitare, aktivitete kulturore-artistike, sportive, letrare, shkencore, mjedisore, kampe tematike etj.  


Tarifat

Tarifa për të studiuar tek Shkolla NEHEMIA ndahet në tre shërbime; mësimdhënia, transporti dhe ushqimi. Prindërit kanë mundesi të zgjedhin nëse ju nevojiten sherbimet e transportit dhe të ushqimit. Për më shumë informacion mund te klikoni më poshtë.


Bursa

Bursa e Ekselencës Akademike Dr. Jorgji Jajcari është themeluar në vitin 2018 nga Lazaron Gusho dhe Lori Çobani, alumni të Shkollës NEHEMIA. Qëllimi i kësaj burse është të mbështesë dhe shpërblejë financiarisht një student për të lehtësuar shpenzimet familjare dhe për t’i lejuar studentit t’i dedikohet kryesisht studimeve akademike. Për më shumë informacion rreth Bursës së Ekselencës Akademike Dr. Jorgji Jajcari vizitoni në: www.lyhnidafund.com


Facilities

We have a state-of-the-art campus with high building standards, complete with insulation and central heating. To aid in our teaching, we use modern, well-lit classrooms, a fully functional science laboratory, an up-to-date computer lab, a technologically-advanced language room, a large event room, and a library, as well as a sport ground, a football pitch, and a spacious cafeteria for meals. In order to maintain security, we have an access controlled environment with a 24 hour security guard and camera surveillance. Our campus also has a nurse’s office that can treat minor injuries, or provide transportation to the hospital if necessary.