Grades 6-9
Metodat e të mësuarit
Nxënës nga klasa e 6 deri në klasën 9 (11-14 vjeç).
Arsimi i mesëm i ulët është i përkushtuar të ofrojë programe mësimore-edukative me cilësi të lartë të integruara me praktikën që synojnë t'i mbështesin nxënësit të mendojnë jashtë lëndëve të segmentuara, të hulumtojnë dhe të argumentojnë idetë e tyre, si dhe të ushtrojnë aftësi të tjera të tilla si menaxhimi i kohës, menaxhimi i detyrave dhe njerëzve.
Nxënësit përfshihen në jetën e shkollës, siç janë këshillat e shkollave. Ata duhet të përfshihen në programet e mbështetjes, për të ndihmuar fëmijët më të vegjël ose nxënësit e rinj në shkollë. Në koordinim me projektin social të Nehemiah Gateway Albania, nxënësit aktivizohen të bëjnë punë vullnetare në programet ekzistuese gjatë gjithë vitit shkollor, si dhe gjatë muajve të verës. Për këtë ata marrin edhe pikë krediti.
Kurikula
Shkolla NEHEMIA, zbaton kurrikulën, programet e planet mësimore të liçensuara nga Ministria Arsimit Sportit dhe Rinisë (MASR).
Planet mësimore shtesë verifikohen gjithashtu nga MASR. Ato aktualizohen rregullisht dhe në rast nevoje kërkohet miratimi i tyre nga MASR. Kurrikula është e bazuar në të nxënët me kompetenca dhe në fushat e të nxënit. Njëkohësisht nga drejtoria e shkollës organizohen veprimtari plotësuese, të tilla si kurse shtesë, konkurse, projekte sociale e komunitare, aktivitete kulturore-artistike, sportive, letrare, shkencore, mjedisore, kampe tematike etj.
Facilities
We have a state-of-the-art campus with high building standards, complete with insulation and centralized heating systems. To aid in our teaching, we utilize modern, well-lit classrooms, a fully functional science laboratory, an up-to-date computer lab, a technologically advanced language room, a large event room, and a library, as well as a sport court, a football pitch, and a spacious cafeteria for meals. In order to maintain safety, we have an access controlled environment with a 24 hour security guard and camera surveillance. Our campus also has a nurse’s office that can treat minor injuries, or provide transportation to the hospital if necessary.
Mësueset
Mësueset i vëzhgojnë fëmijët dhe shoqërojnë me vëmendje proceset e tyre të të mësuarit në të gjitha fushat e edukimit. Nëse është e nevojshme, ato ofrojnë ndihmë ose stimuj. Mësueset janë të vetëdijshme për rolin e tyre model dhe e shohin veten si nxënëse që me entuziazmin e tyre frymëzojnë fëmijët për të mësuar.