Grades 1-5

Metodat e të mësuarit

Për fëmijët nga klasa I – V (6-11 vjeç). Fokusi ynë kryesor është trajnimi i fëmijëve në aftësitë themelore të jetës së tyre të ardhshme shkollore përmes leximit dhe llogaritjes, punës individuale dhe ekipore, si dhe nxitja e dëshirës për të eksploruar botën dhe vetë talentet e tyre. Fëmijët duhet të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të interpretojnë tekstet e dhëna (në gjuhë dhe matematikë), si dhe të krijojnë tekstet e tyre. Fëmijët bëjnë shumë punë në grup, por edhe si individë (përmes recitimit të poezive, duke shprehur idetë ose zgjidhjet e tyre për problemet para grupeve të vogla dhe të mëdha). Ata inkurajohen të eksperimentojnë dhe të nxjerrin përfundime vetjake.  

Sportet dhe artet  inkurajohen edhe jashtë orës mësimore të edukimit fizik apo të vizatimit, dhe edhe nëpër lëndët e tjera.

Shkolla jonë fillore është një vend ku fëmijët mësojnë me gëzim, inkurajohen që të japin më të mirën e tyre dhe të marrin vetëpërgjegjësi.


Kurikula

Shkolla NEHEMIA, zbaton kurrikulën, programet e planet mësimore të liçensuara nga Ministria Arsimit Sportit dhe Rinisë (MASR).

Planet mësimore shtesë verifikohen gjithashtu nga MASR. Ato aktualizohen rregullisht dhe në rast nevoje kërkohet miratimi i tyre nga MASR. Kurrikula është e bazuar në të nxënët me kompetenca dhe në fushat e të nxënit. Njëkohësisht nga drejtoria e shkollës organizohen veprimtari plotësuese, të tilla si kurse shtesë, konkurse, projekte sociale e komunitare, aktivitete kulturore-artistike, sportive, letrare, shkencore, mjedisore, kampe tematike etj.

 


Facilities

We have a state-of-the-art campus with high building standards, complete with insulation and centralized heating systems. To aid in our teaching, we utilize modern, well-lit classrooms, a fully functional science laboratory, an up-to-date computer lab, a technologically advanced language room, a large event room, and a library, as well as a sport court, a football pitch, and a spacious cafeteria for meals. In order to maintain safety, we have an access controlled environment with a 24 hour security guard and camera surveillance. Our campus also has a nurse’s office that can treat minor injuries, or provide transportation to the hospital if necessary.

 


Mësueset

Mësueset i vëzhgojnë fëmijët dhe shoqërojnë me vëmendje proceset e tyre të të mësuarit në të gjitha fushat e edukimit. Nëse është e nevojshme, ato ofrojnë ndihmë ose stimuj. Mësueset janë të vetëdijshme për rolin e tyre model dhe e shohin veten si nxënëse që me entuziazmin e tyre frymëzojnë fëmijët për të mësuar.