Nxënësit e Shkollës NEHEMIA në kuadër të projektit business@school, po marrin pjesë në konkursin AUDIENCE AWARD 2020, ku janë duke konkurruar me 15 shkolla të tjera në Gjermani.

Përzgjedhja e shkollës fituese do të bëhet nëpërmjet një votimi online.

Të mbështesim së bashku nxënësit tanë duke votuar videon e tyre në linkun e mëposhtëm dhe duke ndjekur këto hapa:

https://videochallenge.online/en/voting

Si veprohet: 

Hapi 1: Klikoni mbi videon me emrin: Erisa-Pogradec

Hapi 2: Shënoni një adresë e-maili,  e cila është aktive dhe shtypni continue

Hapi 3: Vendosni një fjalëkalim të çfarëdoshëm, i cili duhet vetëm për këtë votim 

Hapi 4: Shtypni "Vote"

Hapi 5: Hyni tek e- maili juaj. Në e-mailin tuaj do të vijë një email nga info@challenge.online, nëse nuk është tek Inbox kërkoni tek Spam.

Hapi 6: Konfirmoni votën tuaj duke klikuar mbi linkun e dërguar.