Hand washing.jpg

Koronavirus 

Koronavirus është një lloj i ri i viruseve korona. Ky virus është i panjohur dhe nuk është identifikuar më parë tek njerëzit. Sëmundja e shkaktuar nga lloji i ri i virusit korona 2019 është emërtuar COVID-19 (“CO” është shkurtesë për Corona, “VI” virus, ndërsa “D” disease që në gjuhën angleze do të thotë sëmundje). 

COVID-19 është një virus që përcillet tek njerëzit nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me zonat respiratore të personit të infektuar, si për shembull përmes kollitjes dhe teshtimës. Për më tepër ky virus transmetohet edhe përmes prekjeve të sipërfaqeve të kontaminuara me virus. Koronavirus mbijeton në sipërfaqe për disa orë, por mund të shkatërrohet me mjete dezinfektimi. 

Si mund të mbroni veten ndaj Koronavirusit 

  • Lani duart shpesh me ujë dhe sapun ose përdorni mjete për dezinfektim me bazë alkooli me së paku 60% alkool. 
  • Kur teshtini ose kolliteni mbulojeni gojën dhe hundën me bërryl ose me shami prej letre, të cilën pas përdorimit duhet ta hidhni menjëherë në kosh. 
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës. 
  • Mbani të paktën 1.5 metër distancë midis vetes dhe kujtdo që kollitet ose teshtin. 
  • Kontaktoni menjëherë ndihmën e specializuar, në rastin e Shqipërisë në numrin 127, nëse ju ose i afërmi juaj ka temperaturë, kollitje ose vështirësi në frymëmarrje. 

Ju sugjerojmë, që për informacione sa më të sakta dhe këshilla më të detajuara për situatën, referojuni Organizatës Botërore të Shëndetësisë ose strukturave përgjegjëse në Shqipëri. 

Ne të gjithë mund t’ia dalim për të luftuar COVID-19. 

Burim i informacionit: UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë