Shpeshherë aktivitetet na kënaqin, relaksojnë, sfidojnë, por edhe na mësojnë shumë njohuri të reja.
Ky ishte dhe qëlimi i kampit të Royal Rangers të organizuar në Qendrën: “Udhekryq”, Ersekë gjatë fundjavës së kaluar.
Pjesëmarrës në këtë kamp ishte grupi i Rangersave të klasës së VIII-të të Shkollës NEHEMIA. Kampi përfshinte një sërë aktivitetesh si kanoe, ngjitje në kullë, bejzboll, lojra në skuadër si dhe trajnime nga Royal Rangers si: ndihma e parë, ndërtimi i kutisë ABS, ndërtimi i zjarrit dhe njohja e natyrës.
Disa nga trajnimet u zhvilluan nga vetë pjestarët dhe kjo ishte një arritje e madhe.
Shume aktivitete të tjera janë planifikuar në vazhdim.
Sigurisht që është bekim të jesh pjesë e familjes së madhe të Royal Rangers.