Prej disa kohësh nxënësit e arsimit të mesëm te ulët të Shkollës NEHEMIA, janë duke ndjekur projektin “Përgjegjësia Sociale“ ku përfshin secilin cilkël dhe anetarë të kampusit Nehemiah Gateway Albania.
Në këtë projekt nxënësit marrin përgjegjësi dhe ndihmojnë me vullnetin e tyre te lirë brenda kampusit por edhe në ambjente të tjera jashtë tij. Gjithashtu nxënësit në këtë projekt trajtojnë tema delikate për shoqërinë dhe japin mendimin e tyre për seciën nga temat.
Nxënësit pjesëmarrës janë nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të dhe ata shprehen se ky projekt po jep vërtet virtyte dhe janë shumë të kënaqur që shkolla u ka dhënë një mundësi të tillë ku mund të ndihmojnë të tjerët ne fusha te ndryshme. Të njëjtin mendim kanë edhe personat të cilët ndihmohen nga nxënësit dhe ndihen tejet të lumtur që nxënësit fillojnë të marrin përgjegjësi dhe janë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.