Praktika Profesionale në Mësuesi (Stazhe)
Shkolla Nehemia, si pjesë e Fondacionit Nehemiah Gateway Albania, e cila ofron një edukim të gjithanshëm prej vitit 1998 me metodat më bashkëkohore të mësimdhënies.
Qëllimet e kësaj praktike janë:
1. Ofrimi i mundësisë së eksperiencave për mësuesit e rinj për të përjetuar/provuar nga afër e në praktikë mësimdhënien cilësore dhe performancën e lartë të profesionit të mësuesit;
2. Përvetësimi i mëtejshëm i njohurive teoriko-profesionale, i aftësive e shprehive praktike dhe normave të etikës e të sjelljes së mësuesit;
3. Zhvillimi i kapaciteteve të mësuesve të ardhshëm për një përshtatje më të mirë ndaj ndryshimeve të kurrikulës, mësimdhënies si dhe komunikimit me fëmijët dhe të rinjtë.
Shkolla Nehemia ofron mundësi për zhvillimin e praktikave (stazheve) profesionale për profesionet e rregulluara të mësuesisë.
Praktika profesionale ofrohet për të gjithë studentët e sapodiplomuar që kanë përfunduar arsimin e lartë të ciklit të parë dhe të dytë në profilin e mësuesisë sipas përcaktimit në ligjin për Arsimin Parauniversitar.
Niveli i arsimit për zhvillimin e kësaj prakitke ofrohet nga Arsimi fillor deri në Arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë në të gjitha lëndët sipas kritereve të përcaktuara në urdhrin Nr. 100, datë 25.02.2022.
Kohëzgjatja e prakitkës do të jetë vetëm 3 muaj (një periudhë mësimore) sipas Urdhrit Nr. 437, datë 20.07.2022 dhe do të njihet nga Drejtoritë / Zyrat Arsimore në Republikën e Shqipërisë, e cila është kusht për licencimin e mësuesëve të rinj.
Kjo është një mundësi për të gjithë studentët që kanë zgjedhur profesionin e mësuesisë, për të pasur një eksperiencë ndryshe, të orfruar nga Shkolla Nehemia me profesionalizëm nga stafi pedagogjik dhe me cilësinë e mësimdhënies që ofron kjo shkollë.
Për më shumë informacion rreth Nehemia Gateway Albania kërkoni në faqen tonë zyrtare www.nehemiah-gateway.al