Për të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për regjistrimin për herë të parë të fëmijës së tyre tek Shkolla NEHEMIA për vitin shkollor 2021-2022, njoftojmë se regjistrimet janë të hapura dhe mbyllen në datën 30 korrik 2021.

Nxitoni, pra, të regjistroni fëmijën tuaj në kopësht, në klasë të parë, në klasë të dhjetë apo në klasat e tjera.  Vendet janë të kufizuara!

Ju mund ta bëni regjistrimin paraprak në formë elektronike në faqen zyrtare të shkollës Nehemia: 

https://www.nehemiah-gateway.al/al/nehemiah-school/Regjistrime

ose të paraqiteni personalisht tek sekretaria e shkollës nga e hëna në të premten, në orarin 08:00 – 16:00. 

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim paraprak është:

 

Për kopshtin:

  • Certifikatë personale e fëmijës (origjinale) ose fotokopje e pasaportës
  • Kartela e vaksinimit të fëmijës (fotokopje)

 

Për klasën e parë:

  •  Certifikatë personale e fëmijës (origjinale) ose fotokopje e pasaportës
  • Kartela e vaksinimit të fëmijës (fotokopje)
  • Vërtetim nga kopshti, që fëmija ka frekuentuar arsimin parashkollor (origjinal)

 

Për klasën e dhjetë:

  • Certifikatë personale e fëmijës (origjinale) ose fotokopje e pasaportës
  •  Dëftesa e notave të vitit shkollor 2020-2021 (origjinale)

 

Në muajin gusht shkolla Nehemia do t’ju njoftojë për datën e testimit të pranimit për klasën e parë, të dhjetë e kkasat e ndërmjetme si dhe për procedurat e tjera të pranimit në shkollë.

Nëse keni pyetje, na kontaktoni në:

Cel. +355 69 7092483

Email: shkolla-nehemia@ng.team

Faleminderit

Shkolla Nehemia