“Të ndihmosh të moshuarit është kënaqësi për gjithsecilin nga ne!” këto ishin fjalët e nxënësve të Shkollës NEHEMIA, kur u prezantua projekti në ndihmë të moshës së tretë.

Me iniciativë së qeverisë së nxënësive së Shkollës NEHEMIA, organizuan një projekt në ndihmë të të moshuarve. Të gjithë gatuan diçka dhe shkuan pranë tyre për t’iua shërbyer. Faza e parë e projektit u organizua në shkollë, ku ata gatuan për ta dhe fazën e dytë e organizuan tek shkolla Amaro Tan, aty ku ofrohet gjithnjë dreka për ata të moshuar që nuk kanë mundësi...

Ishte mjaft mbresëlënëse të kontribuoje në këtë veprimtari. Të ndihmosh nuk të varfëron, përkundrazi të bën të reflektosh dhe të kuptosh që gjithçka vlen dhe të bëhesh një njeri sa më i mirë. Buzëqeshja dhe urimet e tyre na lumturuan pa masë.

Nëse bën mirë, e mira kthehet tek ti!