Tashmë muaji tetor është specifikuar si muaji i varfërisë. Këtë muaj mjaft njerëz angazhohen duke ndihmuar familjet që ndodhen në nevojë ekonomike. Si një traditë e krijuar prej vitesh edhe këtë vit Shkolla NEHEMIA organizoi projektin social me qëllim ndihmën e këtyre familjeve. Projekti ishte në bashkëpunim me SMI-në, senatin e Shkollës NEHEMIA dhe ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit projekti u zhvillua në bashkëpunim me shkollën "Muhamer dhe Esat Minarolli".
Thuajse çdo nxënës u angazhua duke sjellë ndihma ushqimore por jo vetëm, të shumtë ishin edhe ata të cilët sollën veshje e detegjentë larës. Shumë ndihma u mblodhën e më pas u shpërndanë në familje të ndryshme.
Në fund, qëllimet e projektit të tilla si bashkëpunimi dhe implementimi i vlerave u realizuan plotësisht nga nxënësit e të dyja shkollave të përfshira në këtë bashkëpunim.