Lusiana Berberi, Alumni i Shkollës NEHEMIA, studion në Gjermani për shkenca kompjuterike në Universitetin e Deggendorfit. Ajo ka shkruar një artikull për blogun e universitetit ku ajo studion me temë "Të kalosh pushimet e semestrit nën izolim!".
Artikullin origjinal mund ta lexoni ne linku më poshtë:
https://th-deg.de/de/Blog/Artikel?id=161576
Gjithashtu ne kemi bërë të mundur me ndihmën e Lusianës që këtë artikull ta përkëthejmë në gjuhën shqipe ku ju mund ta gjeni më poshtë.
Të kalosh pushimet e semestrit nën izolim!
Kalimi i kohës me njerëzit, partit, udhëtimet, pjesëmarrja në evente të ndryshme...etj, ndoshta kjo do të ishte diçka normale për shumicën prej nesh. Por çfarë mund të bëjmë nëse jo gjithë ato që dikur ishin normale për ne?
Është bërë rreth një vit që ne jetojmë me një virus të shpërndarë nëpër botë. Jemi udhëzuar të kemi sa më pak kontakte të jetë e mundur me njerëzit, ose ndoshta dhe fare. Të kalojmë kohën, punojmë, studiojmë...në shtëpi, vetëm një jetë normale jo, gjë e cila ka ndikuar në shëndetin e gjithsecilit, më së shumti atë mendor. Ekzistojnë vështirësi të ndryshme për secilën grupmoshë, por duke qënë se unë jam në atë të studentëve, doja të ndaja më shumë lidhur me situatën tonë aktualisht: „Pushimet e semestrit“!
Unë do të sygjeroja ta shohim gjithë këtë kohë si një mundësi për të investuar në veten tonë. Çdokush ka diçka që do të donte ta përmirësonte në jetën apo veten e vet. Do të marr një shembull nga jeta ime personale: Që prej fillimit të izolimit (tashmë rreth një vit, me pushime herë pas here) ne nuk mund të kryejmë mjaftueshëm aktivitet fizik, për më tepër konsumojmë më shumë pa e venë re. Dhe gjithashtu, të gjitha palestrat apo mjediset e tjera për kryerjen e aktiviteteve fizike kanë qënë të mbyllura gjithë këtë kohë. Nuk do të ishte kjo një kohë e mirë për ne të mendojmë për një mënyrë jetese më të shëndetshme? Kështu që mendova lidhur me këtë dhe fillova të bëja disa kërkime se si të gatuaj dhe ushqehem më shëndetshëm, dhe njëkohësisht mu duk interesante të mësoja fakte të reja në lidhje me ushqime të ndryshme, si: „Gjysma e një avokado me madhësi mesatare ka 4.6 gram fibra – më shumë nga ç’do frut tjetër“, gjë e cila është vërtetë e rëndësishme për shëndetin tonë; apo edhe të kombinoj dhe krijoj recetat e mia. Për të mos harruar, kam shpenzuar disa minuta për të bërë ushtrime fizike në shtëpi dhe shëtitje në ajër të pastër. Mendoj se gjithë kjo ndikoi në rritjen e produktivitetit tim dhe vetëbesimit.
Një mënyrë tjetër e mirë për të shpenzuar kohën e lirë dhe njëkohësisht investojmë në gjendjen tonë financiare është gjetja e një pune të vogël, si një punë studentësh. Unë kam qënë duke punuar në një restorant që nga tetori i vitit 2020, por për shkak të faktit se rastet e COVID u përkeqsuan, nuk kishte shumë për të bërë dhe pushimet e semestrit po afroheshin. Kështu që gjeta një punë tjetër studentore, një punë vërtet interesante dhe kreative: në Zyrën Ndërkombëtare të DIT (Universitetit ku edhe studioj).
Përveç kësaj, një ide e mrekullueshme është praktikimi i hobeve, si: leximi i librave të rinj (biblioteka është një nga shumë mundësitë e mira që DIT ofron dhe çdokush mund ta përdorë), shkrimi, piktura, apo edhe DIY, gatimi, filmat, fotografitë...etj. Hobet janë një fushë ku unë ndihem mirë dhe një pjesë e tyre më pëlqejnë shumë, prandaj pse të mos e kaloj një pjesë të mirë të kohës duke i praktikuar ato. Kryesorja është të mos e teprosh, të mos i shndërrosh ato në fiksime dhe të prograstinosh gjëra të tjera të rëndësishme. Dhe për këtë, unë dizajnoj një „bullet journal“ vjetor për veten time në mënyrë që të shkruaj aty ç’do detyrë, gjëra që dua të bëj, qëllimet apo edhe gjërat e rastësishme që vijnë në mendjen time. Në këtë mënyrë, jo vëtëm që e kaloj kohën time duke bërë diçka që më pëlqen, por gjithashtu kontrolloj dhe organizoj kohën dhe jetën time të përditshme.
Dhe nëse ndonjëherë dua të bëj diçka më sociale, në këtë rast e di se një telefonatë e këndshme me dikë që më kupton dhe me jep energji pozitive mund të ndihmojë shumë. Ose, së fundmi më është dukur interesante të kontaktoj me disa nga miqtë e mi të vjetër dhe luaj virtualisht lojëra në grupe me ta, si: LUDO KING. Mund të tingëllojë e mërzitshme, por është vërtet argëtuese kur e provon me miqtë e tu të shkollës që i takoje më parë ç’do ditë dhe tani janë të gjithë të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të botës. Ofron gjithashtu mundësinë për të luajtur dhe njëkohësisht folur apo dëgjuar njëri-tjetrin.
Aftësia për organizuar kohën tënde dhe për të vendosur përparësi për veten tënde (edhe në kohët e vështira si ç’është pandemia) është një çelës për të pasur sukses. Qëndro i fortë dhe mbaje shpirtin tënd pozitiv gjithnjë me ty!
Lusiana Berberi
Lusiana Berberi është një studente e Universitetit të Deggendorfit për shkenca kompjuterike. Ajo është nga Shqipëria, jeton në Deggendorf që nga Shtatori i 2020 dhe është pjesë e anëtarëve të Erasmusit në Deggendorf. Njerëzit e përshkruajnë atë si një person jashtëzakonisht optimist dhe energjik. Siç ajo shprehet: ajo i shijon sfidat dhe jeta është ajo më interesantja. Si një person që e do shumë natyrën, shumë nga hobet e saj janë të insiruara nga kjo gjë, si: fotografia, pikturimi...apo edhe udhëtimi. „Ji pozitiv dhe përhap lumturi“: ashtu si dhe motoja e saj, me një qëndrim pozitiv ajo vlerëson ç’do moment dhe mundësi që jeta i ofron.