Me dhimbje të thellë, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së Anila Bazellarit, e cila u largua nga kjo jetë krejt papritur ditën e djeshme. 
Anila, mësuesja e dashur, kolegia e mirëkuptueshme, punëtorja e papërtuar, punoi në Shkollën NEHEMIA për 7 vite me radhë duke u përkushtuar fëmijëve fizikisht e shpirtërisht për t'iu mësuar letërsinë, artin, të bukurën! Boshllëku dhe dhimbja që na la pas të gjithëve, kolegëve, nxënësve, bashkëpunëtorëve të tjerë, janë aq të mëdha sa nuk shprehen me fjalë! 
U prehsh në paqe me engjëjt, e dashura dhe e mira mësuesja jonë Anila!