Kthimi nga fshati Niçë për në Pogradec ishte sfidë e madhe! Jo vetëm për shkak të infrastukturës së rënduar, që falë shoferëve tanë me eksperiencë nuk e ndihem fare, por sepse tani fillonte gjetja e zgjidhjes së problemeve që familja Teço përballë vendosej çdo ditë.
A do arrinim dot të gjenim të gjitha ndihmat dhe materialet që ju duheshin? A do të kishte shumë mbështetës në nismën tonë? A do të përcillej mesazhi i duhur tek prindërit, bashkëpunëtorët dhe miqtë e NG AL? A do mund ti siguronim dot në kohë dhe ti çonim të gjitha tek familja Teço pa filluar dëbora dhe bllokuar rrugët? Të gjitha këto pyetje, paqartësi dhe pasiguri i mora me vete gjatë ditëve të pushimit dhe i kaloja nëpër mendje, ashtu siç kalojmë filmat në Netflix kur nuk jemi të sigurtë çfarë të shohim.
Ditët kaluan, festat mbaruan, ushqimet e mira bashkë me to, u kthyem në rutinën e përditëshme me ndërgjegje të rënduar nga kilet e tepërta dhe lekët e shpenzuara, me merakun e virozave, por me zemrën plot.
Ky ishte edhe momenti kyç, kur së bashku me Nikoletën bëmë „bilançin“ e bujarisë së të gjithëve ju. Zemra ime u mbush nga dashuria, përkujdesja dhe gadishmëria që sejcili prej jush tregoi. Ishte fillimi më i bukur i vitit dhe për këtë një „Faleminderit“ shumë e madhe për të gjithë ju!
Sfida që ngelej? Kur do shkojmë nga Teçot në Niçë që ti çojmë të gjitha ndihmat e mbledhura pa u bllokuar rrugët nga dëbora? U ulëm dhe „pleqëruam“ mundësitë me projektin social dhe shoferet tanë dhe vendosëm që të shfrytëzojmë nje dhuratë të madhe që Perëndia po na jepte, kohën me diell, dhe të shkonim menjëherë ditën tjetër.
Skuadra e projektit social, shoferët dhe çunat e FAS (Facilitete, siç u themi ne këtu) u mobilizuan menjëherë pasditen e datës 11 janar, përgatitën dy xhipat (që siç tha edhe dikush “hanë bukë tërë vitin për ditë të tilla“) dhe gjthçka ishin gati për Niçë.
Data 12 Janar, ora 08:30 e mengjesit, makinat bashkë me 4 bashkëpunëtorë marrin rrugën e gjatë dhe të lodhshme për tek Teçot në Niçë. Por kësaj rradhe me gëzimin që misioni po shkon drejt fundit me sukses. Pasditen e datës 12 Janar shoh 2 xhipat e „zbukuruar“ me baltën e Mokrës në kampusin tonë në Buçimas dhe 4 cunat Ajetin, Albanon, Klajdin dhe James të lodhur, të uritur, të plevitosur, por super entuziastë për të më treguar mua, projektit social dhe kujtdo që pyeste se si shkoi dorëzimi i ndihmave. Fotot ilistruese flasin vetë, fytyrat e Marias, Viktorias, Luizes, Elenës dhe Kristos së vogël flasin më shumë së fjalët, gjithcka kishte shkuar sipas planit. Ne arritëm që nëpërmjet jush të sigurojmë të gjitha ndihmat dhe materialet që nevojiteshin.
Perëndia edhe njëherë tregoi lavdinë dhe fuqinë e Tij nëpërmjet nesh! Dhe e gjitha kjo falë jush, falë zemrës bujare dhe për këtë ju falenderoj pafundësisht. Ju falenderoj që hapët rrugën për një nismë që sapo ka filluar, një nismë që çon më tej misionin tonë, të fuqizojmë njerëzit për një jetë më të mirë me dinjitet dhe pavarësi.
Nga familja Teço u larguam me premtimin që do të rikthehemi kur dëbora të këtë shkrirë dhe natyra mahnitëse e Mokrës të fillojë të lulëzojë. Ata janë tashmë pjesë e punës sonë, e misionit dhe e zemrave tona.
Zoti na bekoftë të gjithëve në këtë nismë fisnike që kemi filluar që para 31 vitesh dhe dëgjohemi në sfidën e rradhës!