Iniciativë humanitare nga nxënësit e Shkollës NEHEMIA!
Oct 21, 2020
Në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit, 16 tetor dhe Ditës Ndërkombëtare të Eleminimit të Varfërisë, 17 tetor, nxënësit e Shkollës NEHEMIA së bashku me mësuesen e biologjisë, Xhensila Cake, organizuan një fushatë për të mbledhur ushqime të ndryshme, kryesisht ushqime të shportës për familjet e varfëra.
Fushata u përqendrua tek Shkolla NEHEMIA, ku vetë nxënësit e shkollës, nga klasa e parë deri tek klasa e XII-të, kontribuan me ushqime të ndryshme. Për më shumë se 10 ditë, nxënësit mblodhën jo vetëm ushqime, por edhe veshmbathje. Së bashku me punonjëset e projektit social, nxënësit i paketuan ushqimet (sipas standardit të paketave të projektit social) dhe i shpërndanë në 26 familje në nevojë. Përafërsisht janë siguruar 480 kg ushqime kryesisht vaj, sheqer, oriz, miell, makarona, kafe, detergjent, salcë, etj. Gjithashtu, nxënësit shpërndanë edhe veshmbathje, të cilat i kishin siguruar po ashtu nga bashkëmoshatarët e tyre në shkollë. Familjet, ku u shpërndanë ushqimet, ishin në Pogradec dhe në Njësinë Administrative Buçimas. Ne i falënderojmë shumë nxënësit për këtë iniciativë humane.