Përshëndetje të dashur bashkëpunëtorë, nxënës dhe prindër të Shkollës NEHEMIA, 

 

Pikë së pari, urojmë që ky mesazh t’ju gjejë mirë dhe me shëndet të plotë, në këtë situatë sfiduese që po kalojmë të gjithë së bashku. 

 

Ne dëshirojmë t’ju informojmë mbi disa pika të rëndësishme të situatës aktuale: 

 

  • Shkolla NEHEMIA ka ndërprerë mësimdhënien e saj, fizikisht, në të gjitha nivelet, sipas urdhrit të MASR (kjo për arsye të parandalimit të përhapjes së mëtejshme të COVID-19) dhe është duke e zhvilluar atë në mënyrë elektronike. Në mënyrë të vazhdueshme, ne jemi duke përmirësuar mësimdhënien në formë elektronike, për të arritur sa më mirë një ecuri cilësore të saj. 

 

  • Menjëherë pas mbylljes së shkollës, të gjitha ambientet dhe mjetet e transportit të Fondacionit Nehemiah Gateway Albania i janë nënshtruar një dezinfektimi profesional. Të gjitha masat e marra janë konform sipas informacioneve zyrtare ndërkombëtare dhe gjatë gjithë kohës ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për një informacion sa më të saktë dhe për të reaguar në mënyrën e duhur, në momentin e duhur. 

 

  • Çdo informacion lidhur me ecurinë e mëtejshme të mësimdhënies në formë elektronike apo çdo lloji tjetër, do t’i gjeni në këtë faqe elektronike. Në ditët në vazhdim do të publikohet një informacion i nevojshëm mbi programin mësimor dhe oraret e kontaktit me mësuesit sipas klasave dhe gjithashtu do të ketë udhëzime për përdorimin e programeve që mundësojnë këtë formë elektronike të mësimdhënies.   

 

 

Urojmë që të gjithë ta kalojmë këtë sfidë në mënyrën më të lehtë të mundshme dhe të shihemi sa më shpejt! 

 

 

E juaja, 

 

Shkolla NEHEMIA