nga Eri Geiger
Kam patur shumë sfida në jetën time, si shumë prej nesh, por sfida më e vështirë dhe e vazhdueshme ka qenë dhe mbetet prindërimi. Shumë shpesh e gjej veten të sfiduar nga fëmijët e mi, nga ndërgjegjia ime, nga martesa, nga shoqëria, puna dhe shumë role të tjera që unë kam. Por më sfiduesja dhe frymëzuesja mbetet prindërimi! Dhe më lejoni t´ju them që fëmijët e mi nuk kane asgjë sfiduese, as mendërisht, as emocionalisht dhe as fizikisht. Ata jane fëmijë normal, si çdo fëmijë tjetër i moshës së tyre. Dhe përsëri kam pasiguri sa lind dhe deri sa perëndon dielli.
Por, këto ditë jam njohur me një realitet tjetër, të një nëne njësoj si unë. Ajo ka katër fëmijë, një prej të cilëve është me epilepsi dhe c´rregullim në sjellje. Kjo diagnozë mund të tingëllojë jo shumë e rëndë, por me besoni që është rast shumë i vështirë. Përveç problemeve me vajzën që kategorizohet me aftësi të veçanta, kjo nënë duhet të përballevendoset me konfuzionin e fëmijëve të tjerë, një nga ata në adoleshencë, të cilët duan të jetojnë jetën e tyre, të jenë larg motrës së tyre të sëmurë që edhe i turpëron me sjellet e saj të pakontrollueshme. Mamaja duhet të kujdeset edhe për të ardhurat e familjes, duhet të kryejë më shumë se një punë, me kushte jo edhe aq të rehatshme, sepse kostoja e jetesës për familjen rritet çdo ditë që kalon. Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, ajo duhet të përballëvendoset edhe me varësinë e bashkëshortit nga alkooli.
Të dy janë realitete nënash, të dyja janë histori të ditëve të sotme, por nëna të tilla për mua janë "heroina të heshtura" të kohëve moderne. Une e gjej shplodhjen dhe oazin tim shpirtëror tek familja, tek koha që marr për veten time, tek udhetimet që bëj me familjen, tek koha me shoqërine, tek përmbushja profesionale.
"Ajo nuk e ka lluksin tonë, që të mund të ketë kohë të mendojë për veten e saj, për zhvillimin e saj, për dëshirat dhe përmbushjet e saja, ajo i ka "varrosur" këto mendime. Për atë parësorja është terapia që vajza e saj merr tek programi i logopedisë, qetësia shpirtërore dhe ngushëllimi mendor që ajo merr nga ecuria e vajzës së saj, mirëkuptimi dhe shpesh ndihma që ajo merr nga punonjëset sociale." më thotë Nikoleta, Drejtuesja e Programit Social dhe Mjekësor ne Buçimas.
Në këto 31 vite programi i logopedisë ka qenë dhe është pjesë shumë e rëndësishme e programit tonë social dhe mjekësor. Çdo ditë e më shumë lista në pritje e fëmijëve që nevojiten trajtim special nga terapistet tanë rritet. Çdo ditë e më shumë sheh prindër të lodhur, konfuz dhe të lënduar në dyert e ndërtesës "Xhemil Zgjani". Dhe çdo ditë ne duhet t’i mbështesim, mirëkuptojme dhe të gjejmë zgjidhje për këta "heronj të heshtur".
Prandaj dua t´ju ftoj të më bashkoheni mua dhe NG Albania të mbështesim më tej këtë projekt që ka fuqinë të ndryshojë jetë njerëzish, ka fuqinë që të shëroje dhe mbështesë shpirtra të lodhur, prindër të ngarkuar emocionalisht, fëmijë të dëmtuar, motra, vëllezër, familje e me rradhë. Nëse të gjithë ndihmojmë, do të kemi akoma më shumë mundësi që të zvogëlojmë akoma më shumë listën e pritjes.
____________________________________________________________________________________________
Për më shumë mbi këtë program dhe mënyrat me të cilat mund të ndihmoni klikoni këtu.
- Me 8000 lekë/muaj mund të mbështesni një fëmijë me 1 seancë javore logopedie dhe 1 seancë javore këshillimi psikologjik.
- Me 24.000 lekë/muaj mbështet një fëmijë me 2 seanca javore logopedie dhe 2 seanca javore terapi grupi.
- Me 31.000 lekë/muaj mbështet një fëmijë me 1 seancë javore logopedie dhe 3 seanca javore terapi grupi.