Në datën 6 Maj u zhvillua faza finale e projektit Business@School (B@S). Për shkak të situates së keqe të shkaktuar nga COVID 19 kjo faze u zhvillua online me anë të programit zoom. Në këtë fazë morën pjesë tre skuadra:

Skuadra e parë:

Shkolla Nehemia 

Nxënësit: Erisa Xhika, Erisa Dikellari, Jurgen Skënderasi, Xhuliano Berberi

Emri i biznesit: Taste of the nature

Qëllimi i këtij projekti ishte që të krijonin një “Ferme Alpine” në mënyrë qe duke iu ofruar klientëve ushqime të shëndetshme( tradicionale) kamping, dhe aktivitete të ndryshme si : ngjitja në mal…etj.  tu vinin në ndihmë atyre duke bërë që ata të jetonin  shëndetshëm dhe larg përdorimit pa limit të internetit.

 Skuadra e dyte:

Shkolla: Gjergj Pekmezi 

Nxënësit: Anastasia Angjo, Kristina Shuta, Vasjana Demollari, Xhelion Dedelli

Emri i biznesit: myClothes

Pershkrimi: Qëllimi i këtij projekti është që përdorimi i kësaj APP të mund të zgjidhte problemin e zgjedhjes së veshjes së përshtatshme për këdo nga ne duke u bazuar në kushtet e motit. App do të ofronte sugjerime të ndryshme ( kombinime veshjesh) për çdo stinë dhe për çfarëdolloj kohe

Mesuesja : Lida Katiraj

Skuadra e trete:

Shkolla NEHEMIA

Nxenesit: Frensi Angjo, Justin Gusho, Mario Gegprifti, Uejn Çorbaxhi

Emri i biznesit: Scout Albania

Përshkrimi: Qëllimi i këtij biznesi ishte të përmirësonte imazhin turistik të Shqipërisë duke  ofruar  itinerare dhe paketa të ndryshme turistike në Shqipëri per të njohur dhe shijuar bukuritë që Shqiperia ofron. Gjatë këtyre udhëtimeve klientët do kishin mundësinë që përveçse shoqërimit me automjet të përdornin edhe biçikletat,kanoe…etj

Duhet theksuar që vlerësimi i ideve të grupeve përkatëse u bë nga një panel jurie, anëtarë të së cilës ishin: 

Profesor: Mattias Malesa

Profesor: Peter Makiriyato

Drejtoresha e bankës për Pogradecin: Irma Preza.

Duke qenë se puna e bërë prej nxënësve ishte shumë e mirë juria se pati aspak te lehtë të vendoste për skuadrën fituese. Megjithatë pas një analize të mirefilltë juria vendosi që si ide biznesi të përzgjidhnin idenë e biznesit të prezantuar nga skuadra e tretë . Një biznes ky i cili titullohej: Scout Albania. Ashtu siç thamë edhe më lart: “Qëllimi i këtij biznesi ishte të përmirësonte imazhin turistik të Shqipërisë duke  ofruar itinerare dhe paketa të ndryshme turistike në Shqipëri per të njohur dhe shijuar bukuritë që Shqiperia ofron. Gjatë këtyre udhëtimeve klientët do kishin mundësinë që përveçse shoqërimit me automjet të përdornin edhe biçikletat,kanoe…etj”