Muaji tetor është klasifikuar gjithmonë si një muaj i mbushur me plot aktivitete nga nxënësit e Shkollës NEHEMIA. Tetori i mblidhte nxënësit me projekte të ndryshme , por këtë vit nuk shkoi gjithçka sipas planit. Nxënësit në ndihmesë nga mësuesit përkatës ju deshën të rikrijonin sërish plane për këtë muaj kreativ. Projektet që u zhvilluan në lëndët përkatëse ishin të shumta, përkatësisht: 

  • Anglisht: Shfaqja e filmit ‘’ Në ndjekje të lumturisë’’, projekt me temën ‘’Canada’’.
  •  Gjermanisht: Përkthimi i fjalëve të urta nga shqipja në gjermanisht, njohja e shteteve në gjuhën gjermane, dialog miks.
  • Letërsi: Shikim filmi ‘’Hajdutja e librave’’, dramantizim i një sekuence nga komedia ‘’ Pallati 176’’ (klasa VIII), prezantimi i një video me krijimtarinë e Mitrush Kutelit, aktrimi i pjesëve humoristike (klasa XA), ekspozitë mes autorëve shqiptarë të rilindjes kombëtare, aktivitet artistik ‘’Talenti im’’, dramatizim ‘’Shi në plazh’’ (klasa XIA), vjersha të shkurta, teater (klasa IVB) ,video përmbledhëse ‘’ Moderniteti lasgushian’’ (klasa XI, XII).

Tetori është quajtur si muaji i letërsisë dhe artit. Padyshim që ne nuk do ta linim në harresë këtë traditë të krijuar nga ne ndër vite. Të gjitha idetë dhe përkushtimi ynë u përmblodhën në një video duke shprehur dhe interpretuar botën emocionale lasgushiane. Pogradeci përkrah emrit të tij mban dhe emrat e dy kolosëve të letërsisë si Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli. Kjo video hapet me letrën që Lasgushi i drejtohet Mitrushit ku I kërkonte të kthehej, të takoheshin buzë liqerit dhe t’i tregonin popullit se ata po bënin mëkatin interpretuar nga nxënësi i klasës XIA Nikola Gusho. Më pas nxënësja e klasës së XB Brikena Topuzi interpretoi me plot emocion poezitë ‘’ Vdekja e Noistit ‘’, ‘’Gjeniu i anijes’’ të Lasgush Poradecit. Gjithashtu ne qëndruam dhe tek shkrimtarët e sotëm pogradecarë, tek ata të cilët po zhvillojnë akoma më shumë emrin e qytetit dhe konkretisht tek shkrimtari Dorian Leka. Për t’u njohur më afër me të dhe shkrimet e tij, ne zhvilluam një intervistë e cila la pas shumë mbresa. Kjo intervistë u pasua me poezinë e këtij shkrimtari ‘’ Na ish njëherë…’’ interpretuar nga nxënësi i klases XIA Nikola Gusho. Nuk kishte sesi të mungonte poema ‘’ Jam shqiptar e kosovar’’ e Mitrush Kutelit. Një poezi e dhimbshme e interpretuar nga nxënësja e klasës XIA Isis Aleksa Qirici. Kjo video u finalizua më së miri nga maturantët e vitit 2019-2020, ish-nxënësit e shkollës ‘’Nehemia’’ me sekuenca nga komedia ‘’ Pallati 176’’.

Për estetikën e kësaj videoje u përkushtuan maksimalisht maturantët Krista Naslazi dhe Jurgen Likollari. Pa bashkëpunimin e të gjithëve dhe pa suportin e vazhdueshëm të mësuese Anila Bazellit asgjë nuk do të arrihej.

Pavarësisht lodhjes dhe përkushtimit ne vazhduam krijimtarinë tonë dhe morrëm mesazhin se për të arritur atë që ne duam nevojitet dëshira e madhe, më pas të gjitha realizohen në mënyrë të përsosur!

 

Krista Naslazi

Isis Aleksa Qirici