Javën e kaluar, arsimi fillor zhvilloi një aktivitet në të cilin nxënësit u prezantuan me recitime, këngë, kërcime dhe me njëdramatizim nga klasa e katërt.

Përshkrimi i dramatizimit:

Burri që mbillte pemë.

Kjo pjesë flet për vizitën e një shkrimtari në një tokë të tharë, pa ngjyra dhe pa jetë, pra e shkretë. Në këtë tokë jetonte një bari, i cili me durim dhe përkushtim të madh mbillte kokrrat e lendeve në këtë tokë për ti kthyer jetën asaj. Ai vazhdoi ketë punë për vite me radhë. Pas disa vitesh kjo tokë u bë e begatë, njerëzit filluan ta banojnë këtë tokë, pylli i krijuar nga mbjellja e pemëve ishte e mrekullueshme. 

Një njeri i pajisur me forcën e tij fizike dhe morale është në gjendje të krijojë një parajsë nga nje vend i djerrë.

 

Qelimi i këtij aktiviteti ishte nxitja dhe zbululimi i talenteve në Shkollën NEHEMIA.