Të nderuar prindër,

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e deritanishëm, duam t’ju bëjmë me dije se Shkolla NEHEMIA, ashtu sikurse edhe gjithë institucionet e tjera arsimore në Republikën e Shqipërisë, sipas Urdhrit të miratuar të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 101, datë 01.04.2020, për mbylljen e institucioneve arsimore publike dhe jopublike, deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-2019. 

Mësimi do të vazhdojë të zhvillohet ashtu si edhe këto kohë që lamë pas, në versionin online.

Lutemi dhe shpresojmë që të jeni mirë. 

Ju lutemi ju dhe fëmijëve të ndiqni këshillat e specialistëve dhe ato të OBSH-së, që ta mposhtim sa më parë armikun tonë të përbashkët e të padukshëm.

 

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Elona Rira

Drejtore e Shkollës NEHEMIA