Drejtore Ekzekutive
Herolinda Shkullaku
Lindur në vitin 1976, në Pogradec
Pas përfundimit të studimeve për gjuhë angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, znj. Shkullaku punoi për tre vjet si mësuese e gjuhës angleze dhe asaj gjermane në një nga shkollat e mesme të Rrethit Pogradec dhe më pas në Shkollën Nehemia.
Prej vitit 2002, bashkëpunimi me Nehemiah Gateway u thellua më tej. Znj. Shkullaku mori përsipër disa funksione si p.sh. Asistente e Kryetarit të Bordit Ekzekutiv, më pas Asistente e Kryetarit të Bordit Mbikëqyrës për një periudhë 6 vjeçare. Njëkohësisht, ajo fitoi përvojë si Drejtuese e Projektit të Gjuhëve të Huaja dhe Forumit Profesional në këtë organizatë.
Në vitin 2009, znj. Shkullaku u emërua Drejtuese e Qendrës Kombëtare të Nehemiah Gateway Albania, duke koordinuar punën për 9 qendrat lokale në gjithë Shqipërinë si dhe shërbimet qendrore të Burimeve Njerëzore. Gjatë kësaj periudhe, ajo përfundoi me sukses studimet e dyta në Degën Biznes dhe Ekonomi pranë Shkollës së Lartë Nehemiah Gateway.
Në janar 2013, znj. Shkullaku u emërua Drejtore Ekzekutive e Nehemiah Gateway Albania.
Te Nehemiah Gateway Albania, ajo shikon një mundësi për t’i shërbyer vendit të saj, duke ofruar modele dhe duke ndihmuar e fuqizuar njerëzit në nevojë dhe sidomos të rinjtë që në mënyrë të qëndrueshme të ndërtojnë jetët e tyre me dinjitet dhe pavarësi.
Znj. Shkullaku është e martuar dhe ka një djalë.
Bordi Mbikëqyrës
Helmut Hauser
Arkitekt
Kryetar: Arnold Geiger
Drejtor i Përgjithshëm i NGS
Prof. Dr. Goran Rafajlovski
Profesor
Arlinda Merdani
Projektet Ndërkombëtare dhe Burimet Njerëzore në NGS
Eliverta Götz
Kontroll dhe Raportim Financiar në NGS
Kai Uellendahl
Këshillues Biznesi
Anëtarët e Bordit Këshillues
Ky bord këshillon drejtimin e organizatës në lidhje me mesazhin dhe orientimin e organizatës. Bordi funksionon si një ekip këshilltarësh dhe avokatësh. Anëtarët janë specialistë nga fusha të ndryshme të shoqërisë, me përvojë të gjatë profesionale, të cilët sigurojnë një mbështetje të gjerë për organizatën dhe kane nje rol honorifik në strukturën e drejtimit.
Kryetare: Anke Neuzerling, M.A.
Gazetare
Prof. Dr. Dr. hc Ulli Arnold
Profesor
Dr. Jonathan Daniel
Drejtues Banke
Jürgen Feldmeier, R.A.
Konsulent ligjor
Roman Fertinger
President i Policisë së Rajonit të Frankonisë së Mesme
Margit Lange
Trajnuese e pavarur
Bernd Borchardt
Ambasador
Prof. Dr. Manfred Spreng
Neuropsikolog
Prof. Dr. Goran Rafajlovski
Profesor
Johannes Selle
Ish Anëtar i Parlamentit Gjerman
Prof. Dr. Harald Seubert
Filozof dhe Profesor